Xiaomi ka lansuar një orë të re të mençur, modelin Redmi Watch dhe pajisja po lansohet në Kinë së bashku me Redmi Note 9.
Redmi Watch vjen me një ekran 1.4 inç që përmban një rezolucion prej 320 x 320 pikselëve dhe përmban një bateri që do të t’ju japë përdorim deri në 12 ditë në modalitetin e kursimit të energjisë dhe 7 ditë në modalitetin normal.
Ora e re e mençur Redmi vjen me Bluetooth 5.0 LE dhe është e papërshkueshme nga uji deri në 50 metra, do të vijë në një zgjedhje ngjyrash të cilat do të përfshijnë, të zezën, të bardhën dhe ngjyrën blu.
Pajisja do të shitet me pakicë për rreth 45 dollarë me kursin aktual të këmbimit, megjithëse po ofrohet me çmimin më të ulët prej 40 dollarësh në lansim.