Gruaja me e pushtetshme e televizionit amerikan Oprah Winfrey do te provoje aktrimin ne nje serial te ri televiziv. Behet fjale per nje serial dramatik qe do te filloje produksionin ne fund te 2015 dhe qe vjen si rezultat i bashkepunimit me Ava DuVernay – qe do te kuroje skenarin dhe regjine – dhe mbretereshes se ekranit amerikan. Oprah Winfrey jo vetem ka vendosur te jete producente ekzekutive dhe venien ne dispozicion te kanalit ne pronesi te saj OWN: Oprah Winfrey Network, por dhe zgjedhjen e rolit qe do te luaj. Seriali do te bazohet ne librin Queen Sugar. Seriali rrefen historine nje gruaje qe vendos te braktise jeten glamour te Los Angeles per t’ju perkushtuar puneve te shtepise se trasheguar nga i ati ne Louisiana, nga do te zbuloje rrenjet e verteta te saj. Kjo nuk eshte hera e pare e Winfrey ne nje shesh xhirimi por hera e saj e pare qe luan ne nje serial ne kanalin qe ajo vete ka krijuar.
“100 Vjet Vetmi” i Marquez vjen si serial në Netflix. Ja kur do të jetë premiera
Netflix ka njoftuar datën e lançimit të serialit shumëpritur “100 Vjet Vetmi,” i bazuar në romanin klasik të Gabriel Garcia...