Edhe pas disa thirrjeve nga zyrtarë të lartë të BE-së, qeveria nuk u tërhoq nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
I ftuar në studion e lajmeve në “Vizion Plus”, sekretari per mediat në PS, Alfred Peza kritikoi presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se po luan rolin e liderit të opozitës dhe jo atë të kreut të shtetit.
Sipas tij, opozita është në një krizë të thellë identiteti.
“Ilir Meta bën një lojë politike, atë që ka bërë gjithmone, si lideri i opozitës dhe jo si kreu i shtetit. Nuk ka asnjë lidhje dhe konflikte mes institucioneve në Shqipëri, ka konflikt mes personit Ilir Meta dhe mazhorancës. Të gjithë e dimë që Meta ka gjithmonë e më pak punë me Presidentin dhe ka më shumë punë me politikën aktive, opozitare, pjesë e së cilës është me kohë të plotë. Nuk ka për të patur konfliktualitet me atë që i takon mazhorancës për përgatitjen e procesit elektoral dhe garantimin e standardeve. Nëse dikush nga pjesa politike e vendit kerkon ta ndezë këtë konflikt për arsye personale, për arsye votash, është çështje e tyre dhe jo e mazhorancës. Në të gjithë historikun e këtyre 30 viteve, është vërtetuar që opozitat, në përfundim të mandateve të para apo të dyta, mund të nxisin çarje të mazhorancës, duke pare dhe joshjen e kthimit të tyre në pushtet. Opozita shqiptare është në një krizë të thellë: identiteti, lidershipi, programore, e cila pas daljes së saj nga institucionet politke të vendit, pas djegies së mandateve, ka ardhur duke u thelluar. Ishte një lojë e liderit Lulzim Basha. Partitë e reja duhen parë si rrezik për vetë PD, e cila rrezikonte të humbte identitetin.”
I pyetur nëse ekziston mundësia për një tjetër mbyllje, Peza u shpreh se nëse nuk respektohen masat kundër përhapjes së koronavirusit, vendi mund të mbyllet pjesërisht.
“Uroj që mos të mbyllemi. Duke parë vendet me demokraci shumë të zhvilluar dhe nëse nuk i zbatojmë masat, mund të kemi ndoshta një mbyllje të pjesshme në disa vende që mund të krijojnë vatra infeksioni.”