Frikës sesi do të jetë ky sezon veror, operatorët turistik i përgjigjen me gatishmërinë për të rinisur me aktivitetin.
Kreu i Operatoreve Turistik për jugun e vendit, Vasil Bedini, shprehet se tashmë i kanë gati edhe paketat.
“Në jemi në gatishmëri dhe jemi me paketat tona të plota thjesht presim se kur do të dalë vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë apo grupit të Task Forcës. Kërkesa jonë e vazhdueshme ka qenë që Vlora të shifet dhe të hapet sa më shpejt, duke e konsideruar si një qytet të gjelbërt”.
Ata madje shpresojnë se në Vlorë aktiviteti turistik do të nisë para Malit të Zi, që ka vendosur si afat 18 Majin.
“Unë mendoj që ne do të hapemi para Malit të Zi, mbase jo e gjithë Shqipëria por qarku i Vlorës do të hapet më shpejt se data 18 Maj”.
Pavarësisht se pandemia ka krijuar një situatë të pazakontë me kufij të mbyllur, Bedini thotë se kompanitë e huaja janë të interesuara që tani.
“Ka pasur dhe ka kërkesa të vazhdueshme për marjen e informacionit nga operatorë të huaj, kolegët tonë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe duan të dinë si do të funksionojë në Shqipëri turizmi. Nuk i kanë mbyllur apo ndërprerë rezervimet për të dërguar klientët e tyre. Ka sinjale pozitive, që për mungesë të fondeve shumë të huaj mendojnë të vijnë në Shqipëri e jo në Greqi sepse jemi më ulët”.
Shumë agjenci turistike dhe hotele, sipas Bedinit janë drejt shpalljes së falimentit.
Ata e quajnë këtë vit turistik një sezon për të mbijetuar, me shpresën që të paktën të mbulojmë kostot e punës.