Ashtu si u paralajmërua, ditën e sotme Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi ditën e sotme zhvilloi një mbledhje me dyer të mbyllura me operatorët televiziv televizivë që gjatë dy viteve të fundit kanë përdorur ilegalisht në zonën e Durrësit dhe Tiranës kanale për të transmetuar me sistemin dixhital, pa licencë si : Top Channel, Klan, Digitalb, Tring, News24, ShijakTV dhe Ora News.
Por sipas burimeve, kjo mbledhje ka degjeneruar në një debat të ashpër ku operatorët kanë sulmuar njeri tjetrin me fjalë ofenduese, ku gjithashtu është prekur edhe Gentian Sala, drejtues i AMA.
Një operator i njohur në treg, ka kërcënuar se nëse nuk mbyllen të gjitha frekuencat e zëna do të zaptojë edhe 3 të tjera me dhunë.
Ndërkohë i gjendur përpara një situate të paparashikuar, Gentian Sala ka mbyllur mbledhjen e cila nuk përfundoi me sukses.
Për vite operatorët e mësipërm, kanë transmetuar ilegalisht në frekuencat digjitale, por tanimë legjislacioni mbi digjitalizimin e bën të pamundur këtë gjë duke i detyruar operatorët të ndërpresin transmetimet e tyre digjitale.
Në debat gjithashtu është përfshirë edhe Ora News i cili transmeton në kanalin 55 të frekuencave digjitale. Ai nuk i është përgjigjur thirrjes se AMA-s, madje situata është mjaft e nxehur saqë të dyja palët janë duke sulmuar njëra-tjetrën. Ditën e djeshme gjithashtu disa përfaqësues të televizionit informativ dhe shoqërisë civile protestuan kundër vendimit të AMA para insititucionit.
Operatori publik RTSH nuk ka liruar ende frekuencën në kanalin 53, edhe pse në takimet në nivel teknik ka deklaruar se është duke marrë masat dhe po kryen veprimet teknike për lirimin e saj. /imalbania.com/