Krahasuar me 2018-ën, të ardhurat ranë me 2% ku Telekom Albania pati më të madhen prej 5%, Vodafone Albania 1% dhe ALBtelecom qëndron në pozitat e vitit të kaluar.
Operatorët e komunikimeve elektronike raportuan të ardhura prej 35.3 miliardë lekë në 2019-ën, duke shënuar një rritje të lehtë me 1% krahasuar me 2018. Pjesën më të madhe të të ardhurat të këtij sektori e gjenerojnë operatorët celularë rreth 26.3 miliardë lekë bazuar në raportin e publikuar prej AKEP.
Gjatë 2019-ës operatori celular Vodafone Albania gjeneroi 41% të të ardhurave totale të komunikimeve elektronike prej 14.3 miliardë lekë, ndjekur nga Telekom Albania me 23% ose 8.2 miliardë lekë dhe ALBtelecom me 22% ose 7.7 miliardë lekë.
Vlen të përmendet edhe kompania ABCom i cili gjeneroi 1.5 miliardë lekë të ardhura gjatë 2019-ës dhe që në fund të vitit u ble nga Vodafone Albania.
Krahasuar me 2018-ën, të ardhurat ranë me 2% ku Telekom Albania pati më të madhen prej 5%, Vodafone Albania 1% dhe ALBtelecom qëndron në pozitat e vitit të kaluar.
Rezultati financiar ishte ndryshe. Telekom Albania nga 3.6 miliardë lekë humbje vitin e kaluar, këtë vit doli me një rezultat neto prej 285 milionë lekë. Pozitive ka qenë situata edhe për Vodafone Albania me fitim prej 1.4 miliardë lekë.
ALBtelecom ndryshe nga dy operatorët e tjerë thelloi humbje në 645 milionë lekë nga 330 milionë lekë humbje që raportoi për 2018-ën.
Në shërbimet fikse ALBtelecom pati rënie gjithashtu me 5% ndërsa ABCom dhe Tring patën rritje me 2% dhe 3%.
Investimet
Vitin e kaluar investimet në rrjetin celular sipas raportit të AKEP u rritën me 56% në 6.35 miliardë lekë nga 4 miliardë lekë në 2018-ën. Ky vit ka shifrën më të lartë të investimeve që prej 2011-ës dhe është ndikuar nga investimet e Vodafone Albania me 3.5 miliardë lekë, ndjekur nga Telekom Albania me 2.6 miliardë lekë dhe ALBtelecom me 160 milionë lekë.
Në rrjetet fikse investimet ishin më të ulëta, konkretisht 1 miliardë e 225 milionë lekë, një rënie e ndjeshme me vitin e kaluar ku ishin 2 miliardë e 498 milionë lekë.