Policia e Shtetit ka arrestuar në kuadrin e operacionit “Hija”, një të huaj, B.P, 45 vjeç, i cili ndërhynte në mënyrë të paligjshme në të dhënat kompjuterike dhe celularët e shqiptarët. Të dhëna të mëtejshme nga Policia nuk jepen për shkak të hetimit.
Policia tha se operacioni u krye nga Njësia për Hetimin e Krimit Kibernetik në date 9 tetor.
“Pas një hetimi të shpejtë duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar dhe në kuadër të parandalimit të përshkallëzimit të situatës kriminale për katër vepra penale, si “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, si dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”, u ndalua shtetasi i huaj B.P. 45 vjeç.
Për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera.
Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprat penale të përmendura më lart.
Nga hetimi rezultoi se ky shtetas, nëpërmjet veprimeve të ndryshme, kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhimi në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celularë të shtetasve të tjerë.
Pas këtij veprimi, ky shtetas siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit në forma të ndryshme nga këta shtetas, duke vënë në funksionim aplikacionin në aparatet e tij kompjuterike.
Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.
Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat që mund të jenë të lidhur me këtë shtetas.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale