Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, ka ardhur për herë të parë me një kalendar artistik tepër të veçantë duke u përshtatur dhe me kushtet e vetëizolimit.
“Opera me Pizhama”, kështu titullohet kalendari online i TKOBAP i cili do të sjellë për të gjithë publikun pa pagesë në kanalin e YouTube, opera, balet, koncerte dhe performanca soul të të gjitha trupave të teatrit. Një ide unike dhe tepër e veçantë kjo për të gjithë artdashësit, të cilët tashmë aktivitetet mund ti shijojnë përmes kompjuterit, celularit ose televizorit duke filluar nga 11 Prilli.
Shfaqja e parë e cila do të vijë përmes internetit do të jetë “La Boheme”, produksion operistik tepër i suksseshëm dhe i interpretuar nga artisët e rinj shqiptarë të skenës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Së bashku me Orkestrën e TKOB, do interpretojnë solistët e TKOB si dhe solistët e rinj të angazhuar në teatër në tre vitete fundit, së bashku me të ftuarit, këngetarët operistikë me famë ndërkombëtare. Shfaqja vjen nën regjinë e Ada Gurrës, dirigjimin e Lorenzo Tazzieri, kostumografinë e Ardi Asllanit dhe skenografinë e Renold Sula.
Sezoni artistik on line, #ndiqOPERAMEPIZHAMA mund të ndiqet në kanalin e Youtube të TKOBAP./InfoMedia Albania/