OpenSignal ka publikuar sëfundmi një report periodik mbi gjendjen e rrjeteve LTE në rang botëror. Kështu Koreja e Jugut është vendi me mbulimin më të madh LTE, që arrin 97% ndërsa rrjeti me sinjalin LTE më të shpejtë është Singapori me një shpejtësi mesatare prej 37Mbps.
Por cila është gjendja që paraqitet në vendin tonë me teknologjinë e re LTE (4G) të transmetimit të të dhënave në raport me mbulimin e territorit dhe qendrueshmërisë së sinjalit të ofruar nga operatorët tanë?
Edhe pse në vendin tonë operojnë katër kompani të telkomunikacionit mobile vetëm tre prej tyre kanë filluar zyrtarisht ofrimin e shërbimin 4G. Vodafone Albania, Eagle Mobile dhe Telekom Albania janë rrjetet që aktualisht kanë mbulim LTE, duke lënë pas operatorin e katërt Plus, i cili ende nuk ofron një mbulim të plotë në 3G.
E ndërkohë që çdo ditë jemi të “bombarduar” nga reklamat e operatorëve vendas që ofrojnë shërbimin 4G dhe ashtu si ne edhe ju mund të jeni konfuz se cili prej tyre është më i miri, referuar të dhënave të OpenSignal Vodafone Albania ka mbulimin më të mirë LTE me një shpejtësi në download që arrin 30 Mbps dhe 15 Mbps në upload, i ndjekur nga Eagle Mobile që ofron një shpejtësi gati sa gjysma e Vodafone por me një qendrueshmëri papërfillshme të sinjalit. Telekom Albania renditet i treti për sa i përket shpejtësisë së transmetimit.
Më poshtë të dhënat e detajuara nga OpenSignal.