Sezoni i ri televiziv do të sjellë ndryshim të formatit politik që Top Channel do të propozojë për audiencën e tij.
Hapsira e këtij target formati i cili gjatë sezonit të kaluar rezultoi një flop, duke përmendur këtu tentativën me “Të Pa ekspozuarit”, do të zëvendësohet nga një tjetër blerje që pretendohet t’i bëjë ballë kokurencës. Këtë sezon Top Channel ka vendosur të vijë me një emër mjaft të njohur për teleshikuesin, Studio e Hapur nga Eni Vasili vjen këtë sezon me një emër të ri.
“Open” do të jetë emisioni i ri politik që do të nisë së shpejti në Top Channel, nën drejtimin e gazetares dhe moderatores së njohur Eni Vasili.
Emisioni politik i drejtuar nga Eni Vasili do të ketë një logo të re, ndërkohë që edhe studioja ku do të zhvillohet debati politik do të jetë një tjetër surprizë e këtij sezoni televiziv në Top Channel.