Olti Curri mbetet një ndër personazhet televizivë më të ndjekur, gjithnjë në qendër të vëmendjes për opinionin e tij.
Prania e tij në emisione bën diferencën dhe në këtë fillim të sezonit të ri, dukej se mungonte.
Kujtojmë se pak kohë më parë, publiku i internetit bëri bujë me kërkesën që ai të rikthehej në ekran dhe ju themi se dëshira do ju plotësohet.
Olti ka zbuluar ditën e sotme se do të jetë pjesë e rubrikës më të re në “E Diell” në Top Channel.
Ai do të jetë pjesë e jurisë së “Maskat”, një sfidë ku personazhë të njohur do të këndojnë pas maskave: “Një koshere grerëzash që bëjnë mjaltë më shumë se bletët!
Zaimina Vasjari, Megi Pojani, Eranda Libohova dhe me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme dhe fantastike timen do jemi çdo të dielë tek “E Diell” në Top Channel.”