Aktorja Olta Gixhari është shfaqur pa mbathje në spektaklin “Në 1 javë”, në TCH, duke bërë të gjitha mediat rozë të flasin për të. E veshur me një fustan të kuq të gjatë, Olta nuk nguroi të zbulonte këmbën, falë të çarës së ekzagjeruar të fustanit.
Kaq mjaftoi që mediat rozë të “shpërthenin” me lajme, madje duke vendosur në gojën e Oltës një shprehje që ajo nuk u dëgjua ta thoshte gjatë spektaklit, ‘Kam 5 vjet që nuk vesh brekë.”
Ndërkohë, Olti Curri e ka ironizuar Oltën, përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale. Në foto duket një tortë me mbathje, mbi të cilat Olti shkruan “Hera e fundit që i përdori Olta Gixhari, të rroni e ti kujtoni”.
Marrë nga BalkanWeb