Mbrëmjen e djeshme, i ftuari i Jonida Maliqit ishte bloggeri Olti Curri. Ndryshe nga çdo intervistë e “Jonida’s Room”, ishte Olti ai që hapi dyert e shtëpisë së tij dhe, Jonida vendosi që ta quante “Olti’s Room” këtë puntatë speciale.
Pasi bënë humor me “fasadën e Eurovizionit”, Olti foli për tekstet e këngëve, programet në radio, si u kthye në opinionist dhe blogger dhe programin që do dëshironte të drejtonte.
“Pasi filloi Big Brother, unë bëja suplementin në gazetë dhe nje ditë më fton Eno Popi tek Fan Club për të qëndruar vetëm 15 minuta. Kam qëndruar 1 orë e gjysmë sepse atij i thuhej: “Mbaje Oltin aty”. Nuk e mbaj mend çfarë thashë por si duket do kem folur mirë pasi të hënën firmosa kontratën për të qenë opinionist në FanClub”.
Olti tregoi gjithashtu që fryma italiane e të bërit radio e televizion e ka tërhequr gjithmonë dhe në fakt do dëshironte të bënte një program si ai i Piero Chiambretti, “La Repubblica delle donne” por është një program që ka kosto dhe po nuk u bë siç duhet më mirë mos bëhet fare.
Dobësia e Oltit është nipi, Alen, të cilin e llaston pa fund me dhurata. Tani që Olti dhe ekipi i këngës “Karma” do bëhen gati për në Eurovizion ai i kujtoi Jonidës me humor që mund të hakmerret me anglishten e tij.
Intervista ishte shumë e veçante dhe plot stil ashtu siç është Olti por edhe shtëpia e tij që këtë herë u kthye në “studion” e Jonida Maliqit.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë, duke filluar nga minuta 31: