Sot në shtëpinë e Big Brother, banorët patën mundësinë të flasin me një të afërm më tyre.
Olta bisedoi me bashkëshortin e saj, Dorin.
Në bisedë e sipër ai i tha Oltës “Lojën e ke me publikun, jo me Luizin. Luizi bën garën e vet, ti tatën. Gjithkush bën garën e vet aty. S’ka hy asnjë njeri….”.
Por, fjalia të cilën një pjesë të publikut janë duke e cilësuar si “informacion nga jashtë”, mbeti në gjysmë pasi koha e paraparë për telefonat përfundoi.