Me rikthimin në Shqipëri Olta Gixhari është bërë pjesë e disa intervistave, ku ka rrëfyer kryesisht për eksperiencën si nënë e re dhe detaje nga jeta e saj personale, përfshirë këtu edhe për partnerin.
Mbrëmjen e djeshme aktorja e njohur ka qenë e ftuar në “Jonida’s Room”, ku ndër të tjera tregoi si e kishte zgjedhur emrin Amar për djalin. Sipas saj, ka qenë Armina Mevlani që ja ka sugjeruar, ndërsa ka vendosur që i biri do të quhet Amar që në muajin e 4-ët të shtatzënisë.
“Amar lindi me dy A tek këmbët e vockla, në taban. Postimi parë i Amarit në Instagram, që unë dhashë lajmin që lindi, ka dy A shumë të qarta.”- tregon Olta.
Si vendosi për emrin, aktorja tregon:
“Kush ma tha mua emrin? Kam folur me mikeshat e mia dhe ju kam thënë më dërgoni emra që mendoni dhe një ndër to ishte Armina Mevlani. Armina ndër të tjerë emra që më ka thënë, 4-5 emra, më dha Amar. Ajo ishte shumë tek emrat spanjollë dhe emri i fundit fare ishte ky. Të nesërmen kthehem prapë, po shihja emrin Amar dhe i thashë partnerit tim mua më pëlqen shumë, kam gjithë natën që e mendoj është e çuditshme. U la me aq biseda dhe kalonin ditët e unë mbeta tek ky emër”
Ndërkohë Gixhari foli edhe për bashkëshortin e saj, identitetin e të cilit nuk e ka bërë ende publik dhe me shumë gjasë nuk do e bëjë tani afër. Aktorja ka marrë këtë vendim pasi thotë se atij nuk i pëlqen të shfaqet në rrjete sociale dhe është diskret. Po ashtu ajo tregoi se ata në dukje janë të ndryshëm, por në fakt nuk janë edhe aq.
“Kemi një ndryshim në pamje të parë, por edhe ai thellë-thellë është si unë. Nuk është i fushës së artit. Më pëlqen shumë që ai nuk ma ka ndrydhur këtë pjesën e koketës që kam unë, energjinë, çmendurinë tim. Është njeri që më jep liri dhe shumë qetësi, sepse nuk bëra kot valixhet gati dhe të ikja. Deri tani jemi shumë rehat me njëri-tjetrin, plotësojmë shumë mirë njëri-tjetrin”- tregoi Olta, ndërsa shtoi se planet e saj për të ardhmen janë në Spanjë