Aktorja e njohur Olta Gixhari, ndryshe nga çfarë kishte paralajmëruar më parë nuk do të jetë pjesë e filmit me metrazh të gjatë “Një jetë me Ty” me regji të Erion Kames.
Burime të IMAlbania.com bëjnë me dije se aktorja ka vendosur të braktisë të gjithë ekipin e produksionit, vetëm një ditë para fillimit të xhrimeve të filmit me protagonist kryesor edhe Dritan Arbanën. Edhe pse ende nuk dihen arsyet e vërteta të largimit nga kasti i filmit, mësohet se Gixhari është arsyetuar duke thënë se “ka ndërruar mendje”.
Roli i Olta Gixharit do të zëvendësohet tashmë nga Ajsi Xhaxhaj, cila prej vitesh nuk shfaqet në ekran. Ajo prej disa kohësh ka qenë pjesë e Agon Channel por edhe në fillimet e karrierës së saj, ende fëmijë, pjesë e Grupit të Kripmjaltëzave.
“Një Jetë me Ty” Është odiseja 10 vjeçare e një çifti të martuar. Që nga njohja e deri pas dhjetë vitesh më vonë. E njëjta histori rrëfehet në një lloj metode ndryshe nga të dy bashkëshortët sipas këndvështrimeve që kanë.
Projekti filmik i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në kuadrin e filmave të pavarur – indipendentë, me shtëpi filmike “Black Box” e përfaqësuar nga Tan Kazazi dhe së fundmi filmit i është bashkëngjitur edhe shtëpia e mirënjohur filmike “Kinostudio Dardan” me përfaqësues Gent Prizreni./IMAlbania.com/