Prej disa ditësh në rrjet ka qarkulluar lajmi se Olsi Bylyku dhe Egli Tako i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre disa vjecare. Shkak për këtë si fillim u bënë disa veprime të ciftit në rrjetet e tyre sociale, të tipit: fshinë fotot që kanë pasur së bashku, Egli nuk mbështeti Olsi në projektin e tij të ri, etj. Pas këtyre edhe burime pranë ciftit konfirmuan të njëjtën gjë.
Por duke qenë se as Egli dhe as Olsi ende nuk kanë reaguar rreth këtyre lajmeve, vazhdojnë të mbeten thjesht aludime.
Ndërkohë së fundmi, duket se me veprimin e tij aktori i ka “hedhur benzinë zjarrit”.
Ai ka postuar në Instagram një foto të vetën të shkëputur nga videoklipi i tij me Eglin, “Do ditë”. Krahas fotos ai ka shkruar: “Tranzicion”.
Për ata që janë konfuzë, fjala tranizion nënkupton procesin apo periudhën e ndryshimit nga një gjendje në një tjetër.
Pra një përmbledhje e shkurtër: Olsi zgjedh një foto pikërisht nga kënga me (ish)partneren e tij për ta postuar, me përshkrimin tranzicion.
Në këtë pikë nuk e dimë nëse tranzicioni ka ndodhur me publikimin e këngës, ka ndodhur tani që është postuar fotoja apo fotoja dhe përshkrimi janë thjesht një rastësi…