Olsi Bylyku dhe Egli Tako prej vitesh janë një prej cifteve më në vëmendje të mediave rozë, teksa raporti i tyre ka qenë gjithnjë shumë i bukur dhe u duk se ishte konsoliduar më shumë pas bashkëpunimeve të tyre në muzikë, që sollën disa këngë të suksesshme për dyshen.
Megjithatë duket e marrëdhënia e artistëve nuk është në ditën e saj më të mirë dhe sipas “Albeu.com” ata janë ndarë. Këtë gjë na e konfirmojnë edhe disa “shenja” në rrjetet e tyre sociale, teksa në profilin në Instagram të Eglit nuk ka mbetur asnjë foto e tyre bashkë, përvec videove të këngëve, megjithatë ata vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në këtë platformë.
Ndërkohë së fundmi Olsi publikoi një projekt të ri, një parodi, të cilën Egli nuk e publikoi si gjithmonë për t’i dhënë mbështetje partnerit, cka ngriti edhe më shumë dyshime në lidhje me marrëdhënien e tyre, megjithatë duke marrë parasysh se nuk ka asnjë konfirmim nga cifti dhe asgjë lajm nga burimet pranë tyre, në këtë stad e vetmja gjë që mund të bëjnë është të aludojmë për ndonjë krizë momentale në cift. Ose më mirë akoma, që gjithcka mes tyre është okay, thjesht nuk kanë pasur kohë të postojnë me njëri-tjetrin këto kohë.
Edhe pse duhet thënë, Instagram-i, është vendi i parë ku shkojmë këto ditë për të gjetur “gjurmë” të asaj që po ndodh me jetën e dikujt.