Pak ditë më parë, Bashkimi në një intervistë për Prive shpalosi gjerë e gjatë detajet e lidhjes me Alvisën.
Nga shtëpia e tij në Mitrovicë, ai zbuloi mes tjerash se edhe është “ndarë” dhoma e tij dhe Alvisës.
Teksa po qëndron më shumë në Tiranë, ashtu siç edhe janë planet e çiftit, ka qenë autorja e “Përputhen” Olsa Muhameti që na ka zbuluar më shumë.
Ajo ka ndarë një video të çiftit ku Alvisa shihet nën prehërin e Bashkimit në ambientet e jashtme të Top Channel.
Më të dashuar se kurrë, “mjalti” i muajve të parë të lidhjes, vazhdon!