Olsa Muhameti, autorja e njohur e programit të dashurisë “Për’puthen”, ka qenë një nga emrat më të lakuar në mediat shqiptare vitet e fundit. Ditët e fundit janë përfolur shumë spekulime rreth largimit të saj nga Top Channel dhe nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e saj.
Sipas burimeve ekskluzive të “Revista Class”, Olsa Muhameti nuk do të jetë më pjesë e “Top Channel” dhe nuk do të jetë autore e sezonit të ri të “Për’puthen”. Pas shumë vitesh bashkëpunim, ajo ka vendosur të largohet nga ky televizion.
Olsa ka nënshkruar një kontratë të re me “Klan Kosova”, ku do të jetë autore e “Big Brother VIP Kosova”. Kjo është një lëvizje e madhe për të dhe pritet të sjellë një frymë të re në këtë format popullor. Aktualisht nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga palët, por pritet që gjithçka të zyrtarizohet së shpejti.
Kujtojmë se ky vit shënon sezonin e tretë të “Big Brother VIP Kosova”, dhe një tjetër emër i lidhur me këtë format është Arbana Osmani. Vetë Arbana ka deklaruar në një intervistë të fundit se nuk ka asgjë konkrete për momentin, por gjithçka mbetet për t’u parë në të ardhmen e afërt.
Kjo lëvizje e Olsa Muhametit pritet të ketë një ndikim të madh në dinamikat e televizionit në Kosovë dhe të sjellë risi interesante për shikuesit e “Big Brother VIP Kosova”.
Për më shumë informacione dhe lajme nga bota e televizionit dhe showbizit, vazhdoni të ndiqni InfoMedia Albania.