Pas dy sezonesh të suksesshme, ky edicion i ri do të shënojë disa ndryshime të rëndësishme në ekipin krijues të spektaklit. Olsa Muhameti, e njohur për suksesin e saj në formate të tjera të njohura si “PërPuthen”, ka zëvendësuar Yllka Sedllarin, e cila ishte producente ekzekutive gjatë sezoneve të kaluara dhe bashkëshortja e moderatorit Alaudin Hamiti.
Olsa ka marrë urime të shumta për këtë rol të ri dhe përfshirjen e saj në produksionin e ri të “Big Brother VIP Kosova”. Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur ndonjë reagim publik nga Alaudin Hamiti, moderatori i dy sezoneve të mëparshme, në lidhje me këtë ndryshim. Për më tepër, fakti që Alaudini dhe Olsa nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale ka ngjallur spekulime të tjera për rolin e tij në këtë edicion të ri.
Nga ana tjetër, fansat po presin për konfirmime të mëtejshme rreth pjesëmarrjes së Alaudinit si moderator, ndërsa postimet e tij të fundit në rrjetet sociale kanë dhënë disa “sinjale” të mundshme për përfshirjen e tij në “Big Brother VIP Kosova 3”.
Ky edicion i tretë pritet të sjellë surpriza dhe dinamika të reja, duke mbajtur publikun të lidhur me ekranet për ndodhitë brenda shtëpisë më të famshme të Kosovës.