Mbrëmjen e sotme, një postim i Shqipes bëri “lëmsh” të gjithë rrjetin, ku ish-konkurrentja aludonte se Andi dhe Tea njiheshin që adoleshentë dhe kishin mashtruar për të shkuarën e tyre.
Menjëherë pas postimit kanë vërshuar komente në Instagram dhe Facebook, ku të dyja kampet kanë treguar versionet e tyre të historisë.
Në një video në Instagram, autorja Olsa Muhameti ka hedhur poshtë akuzat e Shqipes, duke u shprehur se asgjë nuk është e vërtetë dhe kjo është vetëm fryt i dikujt që kërkon vëmendje.
“Qetësohuni, është alarm fals!”, – thotë Muhameti. “Nesër kemi një super show, një super takim dhe nuk do ta prishim ditën me këto gjëra, por të hënën do ta sqarojmë të gjithën.”