Tea Trifoni para se të ishte një prej banorëve të shtëpisë në “BBV”, siç mund ta mbani mend ka qenë edhe një prej konkurenteve më të komentuara të “Për’puthen”, falë historisë së shumë përfolur me Andin dhe Beartin. Gjatë qëndrimit të saj në reality show deri më tani, Trifoni e ka prekur pak edhe historinë e saj, duke thënë ndër të tjera se gjithçka ishte bërë për show në atë kohë dhe veprimet e saj kishin qenë “si me shtysë”.
Këto komente nuk duket se i ka vlerësuar shumë autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti, e cila në një intervistë ku po fliste pikërisht për ish-konkurentet e programit të saj dhe aventurën e tyre në “BBV” tha:
“Gjërat mes meje dhe Teas nuk janë sheshuar tamam, por kam qasjen që gjithmonë t’i respektoj dhe t’i fal. Tea vazhdon akoma dhe akuzon të tjerët për situata që i ka krijuar vetë dhe është bërë pjesë e lojës vetë, pa e drejtuar askush nga ne. Tea i di shumë mirë këto. Unë Tean mund ta kisha dëmtuar shumë si personazh, por heshta në atë kohë dhe po hesht sepse nuk kam dashur ta dëmtoj”
Ndërkohë sa i takon Efit dhe Mikelës, Muhameti u shpreh mjaft e lumtur me to:
“Jam shumë e kënaqur që Efi po del si Efi dhe jam shumë e kënaqur me udhëtimin e saj. Edhe Mikela po del si Mikela, ka shkuar te ajo që është”