Data 14 shtator 2015 është caktuar nga drejtuesit si dita zyrtare e nisjes së sezonit të ri të Vizion Plus. Përveç programeve të reja rikthehen këtë sezon edhe shumë prej formateve që tashmë janë bërë mjaft njohura dhe të pandara për publikun.
Një prej tyre është edhe Oktapod me Turjan Hyskën, që do të nisë në 18 shtator. Këtë herë, ndryshe nga sezoni i kaluar emisioni do të transmetohet njëherë në javë, çdo të premte në prime time ora 20.45.
Ndërkohe, ka filluar të transmetohet edhe spoti promovues i cili premton se risitë nuk do të mungojnë në formulën e formatit talk show këtë sezon, duke na ftuar të bëhemi pjesë e tij me sloganin “Nuk keni parë asgje akoma”.
Zgjedhja e ditës së premte i shpall “luftë” të drejtëpërdrejtë konkurencës së vazhdueshme midis Vizion Plus dhe TV Klan, ku në të njëjtin orar transmetohet edhe emisioni Zonë e Lirë me Arian Canin, i cili prej vitesh kryeson audiencën e të premtes.
Qëndroni me ne për të zbuluar më shumë në ditët në vijim.