Edhe pse Agon Channel në Shqipëri ndërpreu para pak ditësh transmetimin e tij, kjo nuk do të thotë që televizioni simotër i tij Agon Italia të mos vazhdojë të transmetojë programe edhe pse mund të jetë në në vështirësi të madhe financiare.
“Oh My God”, kështu titullohet sitcom-i më i ri në ACHI i cili zhvillohet brënda një dhome garderobe në të cilën mbajnë veshjet prifterinjtë, ku protagonist kryesor të serialit janë aktorët Luca Costale dhe Andrea Lavalle të cilët luajnë rolin e sherbyesve të altarit.
OMG është i xhiruar me një kamera fikse cila përfaqëson syrin e Zotit, ku objkvi i kamerë vezhgon gjithçka ndodh brenda ambienteve të Kishës.
Ky sitcom ka si autorë Andrea Lavalle, Luca Costale dhe Giorgio Minelli, Fabrizio Marascio , Daniele Primonato dhe regjia vjen nga Cristian Paiuzza, një prodhim që ka shfaqur mjaft interes për publikun ku ka arritur një shikueshmëri mjaft të lartë. Oh My God mund të ndiqet çdo ditë ora 21:00 në Agon Channel Italia kanali 33 në dixhitalin tokësor të Italisë.
©IMA/J.KASAJ