Depoja e Barnave ka kapacitet për 7 milionë doza vaksinash! Kjo është deklarata që tha ditën e sotme ministrja Manastirliu teksa ishte me kryeministrin Edi Rama në Depon Qendrore të Barnave në QSUT, e cila ruan vaksinat ‘Pfizer’ që kanë ardhur në vend për vaksinimin e shqiptarëve.
Ministrja Manastirliu theksoi se buxheti për barnat është më shumë se 40 milion euro dhe janë siguruar të gjitha terapitë bazë të mjekimit si dhe është rritur dhe numri i terapive të targetuara. Më tej ajo bëri të ditur se depo qendrore e barnave ka 7 dhoma frigoriferike për ruajtjen dhe magazinimin e barnave dhe materialeve të mjekimit, sipas standardeve bashkëkohore.