Operacioni Forca e Ligjit filloi një vit më parë me shumë zhurmë pas disa daljeve të shpeshta të kryeministrit Edi Rama i cili theksonte se ndaj krimit dhe personave të përfshirë në të, do të kishte një ligj shembullor që qeveria tashmë e kishte bërë gati.
Por, pas një viti duket se Operacioni i drejtuar nga Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm, ish gjeneral i ushtirsë që u bë kapter partie, thuajse ka dështuar. Përveç zhurmës së përditshme që bën policia e Shtetit duke plotësuar formularët, nuk ka asgjë më shumë sesa kaq. Rezultatet janë thuajse qesharake, një dështim total. Pritej që dënimi kundër krimit do të ishte shembullor, porn ë këtë rast shembullor është dështimi i ligjit.
Sipas të dhënave zyrtare , siguruar dje nga A2 CNNdhe gazetari Julian Kasapi, Policia e Shtetit ka dërguar formularë në 7800 subjekte, mes këtyre personave ka pasur edhe raste skandalze si fakti që këto formularë janë dërguar tek persona që kanë vdekur, siç ishte rasti i Shkelëzn Dumanin në Siri apo dhe i Almir Dacit në Leshnicë të Pogradecit. Krahas motivit për të qenë konform ligjit se për këta persona nuk ka një certifikatë vdekjeje, ajo që bie në sy është se mes 291 vendimeve për sekuestro preventive vetëm 1 automjet i vjetër është konfiskuar.
Pra 7800 formularë ka çuar policia, janë proceduar gati 291 persona dhe një automjet është sekuestruar në gjithë kjo zhurmë e përdirshme, 5 subjekte në Vlorë, 2 na Laç, 8 në Kukës, 1 në Shkodër, 7 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Gjiokastër në bazë të operacionit të OFL.
Ka qenë vetë ministri Brendshëm Sandër Lleshaj i cili ka thënë në një dalje në televizionin publik shqiptar, se qeveria kërkonte shtyrjen e mëtejshme të zbatimit të këtij ligji, të këtij akti normativ, siç është Operacioni Forca e Ligjit. Por ateherë ende nuk ishte rehatuar në BMW e tij luksoze që e bleu gati 100 milionë lekë në kohë pandemie.
Pra gjenerali i kthyer në kapter partie kërkon që dështimin e tij ta vazhdojë me tej me sukses dhe ta shesë çdo ditë si propagandë përmes njoftimeve zyrtare të policisë së Shtetit. A thua se qeveria po lufton krimin dhe policia e shtetit e çmonotoi atë, ndërkohë që një ligj i përgatitur nga kjo qeveri me një drejtësi të formuar me frymën e Rilindjes, me një politikë komplet në shërbim të saj, është vërtet një dështim.
Fyeu dhe përbuzi trupën e Policisë së Shtetit/ Lleshaj censuron videon skandaloze
Duket sikur Operacioni Forca e Ligjit nuk ka bërë gjë tjetër thjesht dhe vetëm ka pastruar figurat e personave të botës së krimit. Gjithë personazheve që u është dërguar letra, u është lënë bosh, kush e ka deklaruar pasurinë, kush ka mundur ka fsheur gjithçka. Ka persona që janë dënuar 20 vite më parë, shumë persona kanë pasuri të ngritura më vonë pasi kanë shlyer detyrimet ligjore. Në të vërtetë Operacioni Forca e Ligjit, edhe pse i ndërtuar me një zhurmë shumë të madhe dhe më nje shpresë së do të sekuestronte pasuritë e të gjithë atyre që i kishin vënë padrejtësisht, ishte një dështim total.
Rast spektakolar është edhe ai i Lulzim Berishës që Ministria e Brendshme e bëri zhurmë të madhe.
Fillimisht, atij iu sekuestrua një automjet i blinduar e disa ditë më pas me motivacionin se nuk i ishte përgjigjur pyetjeve të OFL e njëjta gjë ndodhi me 1,2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në pronësi të tij. Hetimi i nisur në SPAK u delegua më pas për kompetencë në Prokurorinë e Durrësit, ku dyshimet nuk u provuan. Kjo prokurori vendosi të çlirojë nga sekuestroja 1,2 milionë litra karburant dhe kthimin e sasisë te shoqëria tregtare. Vendimi i Prokurorisë u parapri nga një tjetër fitore e Berishës në Gjykatën Administrative të Apelit, që në tetor i ktheu licencën e hequr shoqërisë së tij “Rajan 2007”.