Ttullohet “Michael Jackson’s Journey From Motown to Off the Wall” dokumentari i Spike Lee për mbretin e pop-it Michael Jackson. Pas “Bad 25” i 2012, regjizori amerikan rvjen me një tjetër film kushtuar jetës së këngëtarit të njohur. Filmi do të transmetohet në datë 5 shkurt në kanalin amerikan Showtime.
Historia e jetës së Jackson nis me eksperiencat e tija të para me Jackson 5 për të arritur debutimin me “Off the Wall”. Midis artistëve të intervistuar gjejmë: The Weeknd, liderin e Talking Heads David Byrne dhe Questlove (The Roots). Gjithashtu do të kemi deklaratat e Pharrell Williams, Mark Ronson, John Legend, L.A. Reid, Kobe Bryant dhe Misty Copeland sëbashku me familjarët Jackson Katherine dhe Joe si dhe me vëllezërit Jackie e Marlon.
Dokumentari do të shfaqet në Sundance Film Festival në 24 janar si dhe do të jetë pjesë e DVD “Off the Wall“, që del në 26 shkurt.