Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se në rang global, vetëm 2-3% e të infektuarve nga koronavirusi kanë krijuar antitrupa. Sipas tij, bëhet fjalë për një përqindje shumë të vogël. “Të dhënat sugjerojnë që një përqindje relativisht e vogël e popullsisë mund të ketë krijuar antitrupa”, tha Tedros. “Jo më shumë se 2% -3%”, tha ai.
Ekspertja amerikane për sëmundjet infektive, Dr Maria Van Kerkhove, është shprehur se po shohin një përqindje më të ulët të njerëzve me antitrupa nga pritshmëritë e tyre. “Ne po shohim një përqindje më të ulët të njerëzve me antitrupa nga sa prisnim” .
“Ne po punojmë me një sërë vendesh që po kryejnë këto studime serologjike”, shtoi Van Kerkhove, e cila javën e kaluar tha se edhe nëse testet tregonin se edhe një person kishte krijuar antitrupa, nuk vërtetonte që ishte imunë.
“Ka shumë vende që sugjerojnë përdorimin e testeve të shpejta serologjike diagnostikuese për të zbuluar ata që mund të jenë imunë”, tha ajo. “Tani për tani, ne nuk kemi asnjë provë që përdorimi i një testi serologjik mund të tregojë se një individ ka imunitet ose është i mbrojtur nga ri-infektimi”.