Organizata Botërore e Shëndetit thotë se numri i rasteve të njohura të koronavirusit në Afrikë është rritur me 51 përqind gjatë javës së kaluar.
OBSH beson se epiqendra e virusit do të kalojë nga Evropa në Afrikë shumë shpejt.
Numri i vdekjeve të raportuara është rritur për 60 përqind gjatë së njëjtës periudhë, por shifrat e vërteta ka të ngjarë të jenë edhe më të larta sesa ato që raportohen, paralajmëroi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus. Problemi këtu qëndron se nëse Covid-19 kapi të papërgatitur Evropën, sëmundja do të gjejë akoma më të papërgatitur Afrikën, aty ku pritet që katastrofa humanitare të jetë më e madhe.
Burimi: Euronews