Shifrat nga korovirusi vijnë në rritje në shumë vende të botës me rreth 13 mijë të vdekur dhe mbi 305 mijë të infektuar. Fatmirësisht më shumë se 100 mijë persona janë shëruar.
Të gjitha shtetet kanë ashpërsuar masat, duke i mbajtur njerëzit në shtëpi. Kreu i organizatës botërore të shëndetësisë ka bërë thirrje për solidaritet, si mënyra e vetme për të luftuar armikun e padukshëm.
Por pati edhe një mesazh të fortë për të rinjtë të cilët nuk janë imun ndaj COVID 19, sa ishte deklaruar më herët.
TEDROS ADHANOM GHEBREYESUS
DREJTOR I PERGJITHSHEM I OBSH
“Sot dua t’u drejtohem me një mesazh të rinjve. Ju nuk jeni të pamposhtur, ky virus mund tju cojë në spital për javë të tëra, madje edhe mund t’ju vrasë. Edhe nëse nuk sëmureni, zgjedhjet që bëni duke vendosur se ku do të shkoni, bëjnë diferencën mes jetës dhe vdekjes për dikë tjetër. Jam i lumtur që shumë të rinj po përhapin ndërgjegjësim dhe jo virusin. Solidariteti është celësi për të mposhtur Covid-19.”
Vendi me numrin me te larte te viktimave ne te gjithe boten eshte Italia me mbi 4800 te vdekur dhe me pas Kina me 3250.
Marrë nga Vizion Plus