Rreth 60 apo 70% e popullatës duhet të jetë e imunizuar ndaj Covid-19, në mënyrë që të ulet numri i infektimeve dhe pandemia të shkojë drejt fundit. Kështu u tha në deklaratën e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Drejtoresha për vaksinat në OBSH, Katherine O’Brian, tha gjatë një konference për media të mbajtur sot në Gjenevë se kjo shifër është bazuar në një numër të madh të madh studmiesh dhe të dhënash. Megjithatë ajo theksoi se shkalla e nevojshme e imunizimit për këtë pandemi do të bëhet më e qartë kur të ketë më shumë të dhëna rreth vaksinave kundër koronavirusit. Disa kompani, sic tashmë e dimë, kanë njoftuar se vaksinat e tyre ofrojnë mbrojtje nga Covid-19 deri në 90%.
Sipas O’Brien, përveç informacioneve se sa efektive do të jenë vaksinat kundër koronavirusit, sfidë do të mbeten edhe personat asimptomatikë dhe si do trajtohen ata. Po ashtu mbetet të shihet nëse vaksinat do mund të parandalojnë përhapjen e mëtejmë të virusit, pasi ende kjo nuk është bërë e ditur. Ditët e fundit, kompanitë farmaceutike AstraZeneca, Moderna dhe Pfizer në bashkëpunim me BioNTech, kanë njoftuar për të dhëna premtuese për vaksinat që kanë zhvilluar.
Gjithsesi imuniteti deri në 70% duket se do duhet të arrihet patjetër në mënyrë që të nisim rrugën drejt “normalitetit”.