Seriali i suksesshëm i “DigitAlb” rikthehet sërish me sezonin e tij të tretë. Po flasim për “O Sa Mirë”, serialin vendor, i cili ka korrur një sukses të mirëfilltë në dy sezonet e para në kanalet “T Plus” dhe “T Plus 1” në platformën dixhitale “DigitAlb”.
Që në fillimet e tij, “O Sa Mirë”, ka qenë një gjetje gjeniale për të shkrirë në (1) të gjitha trevat shqiptare. Nga e gjithë kjo gjetje, seriali ka rezultuar i suksesshëm kudo ku flitet shqip. E në fakt, një serial i tillë duhej, edhe për faktin se tashmë ka ulur përfundimisht siparin një ndër prodhimet më spektakolare vendore shqiptare, “Kafeneja Jonë”, në ekranin e “RTK 1” në Kosovë, por që edhe ai suksesin e ka patur përtej kufijve shtetëror të Kosovës.
“O Sa Mirë” rikthehet sërish me plot surpriza. Edhe këtë sezon është menduar si një pikë e fortë edhe afrimi i të ftuarve të ndryshëm, si personazhe të ekran. Në “O Sa Mirë” luajnë aktorët më të mirë të humorit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe është ndër sukseset më të sigurta të viteve të fundit të “DigitAlb”. Batutat e shkrira me vendlindjen e personazheve kanë ngjitur shumë tek publiku duke sjell edhe klikime pafund në rrjetin social “You Tube”.
“O Sa Mirë” vjen në “T Plus”, duke filluar nga 13 tetori e për çdo të hënë, ora 20:00 dhe një orë më vonë edhe ritransmetimi në “T Plus 1”. Përderisa edhe “RTK 1” po përgatit një serial të ri, i cili vjen nga e hëna në të premte, pas edicionit qëndror informativ, duke filluar nga 29 shtatori.
IMA / S. Dema