Këtë Shtator, në ekranet kryesore të në vend ka pasur lëvizje të shumta nga ana e gazetareve dhe moderatoreve të njohura.
Një prej tyre ishte edhe Anjeza Maja, e cila u largua nga Top Channel për të qenë pjesë e “Dance With Me” në Klan.
Ajo vallëzon në këtë program përkrah aktorit të njohur Romeo Veshaj.
Largimi i Anjezës nga Top Channel ka shkaktuar kuriozitet te ndjekësit e saj.
Njëri prej tyre e ka ngacmuar në një koment në rrjetet sociale.
“O kukulla pse të hoqën nga Top-i, apo s’ja le shefit”, i shkruan ai Anjezës e cila nuk vonon me përgjigjen.
“Ç’janë këto muhabete viti ’97? Mos e paragjykoni kaq shumë botën e medias. Top Channel është një televizion serioz dhe në këtë drejtim kam qënë me fat për të gjitha mediat ku kam punuar. Faleminderit dhe shpresoj ta vlerësosh përgjigjen time”, shkruan Anjeza.