Kim Jong-un është parë me një njollë të errët në pjesën e pasme të kokës, ndonjëherë e mbuluar nga një fashë, duke nxitur më shumë spekulime për shëndetin e tij.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pjesa e errët e liderit të Koresë së Veriut është vërejtur për herë të parë në fund të muajit korrik, kur ai mori pjesë në një seri ngjarjesh, përfshirë te një paradë ushtarake dhe në një takim me veteranët.
Plaga e dukshme, me një nuancë jeshile, është parë në mënyrë të ndryshme, e zbuluar ose e mbuluar nga një plaster.
Muajve të fundit ka pasur spekulime të ndryshme në lidhje me shëndetin e Kim Jong-un, pasi ai humbi një sasi të konsiderueshme të peshës në fillim të këtij viti.
Besohet se ai zhvilloi shenjën në kokë disa kohë pas 11 korrikut sepse në atë datë ai u pa në një paraqitje me muzikantët pa asnjë gjurmë të saj.
Nuk është hera e parë që Jong-un shfaqet publikisht me një shenjë në trup.