Covid-19 ka depërtuar në shkollën “Koto Hoxhi” në Gjirokastër. Një nxënës i kësaj shkolle në klasën e pestë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Sipas informacioneve, fëmija është infektuar nga nëna punonjëse në fasoneri. Në këtë biznes pak ditë më parë në u konfirmuan pozitiv 15 punonjës.
Në shkollën “Koto Hoxhi” është numri më i lartë i nxënësve në Bashkinë e Gjirokastrës.
Ndërkohë, janë marrë tamponë për të gjithë klasën dhe mësuesit. Po ashtu, është ndërprerë mësimi në klasën e 5-të të shkollës “Koto Hoxhi” dhe në gjimnazin “Siri Shapllo”.
Sipas burimeve janë dy nxënës të infektuar, një në klasën e 10-të dhe një tjetër në të 12-tën, si dhe një mësues. Ndërkohë, janë rreth 1000 nxënës që mesojnë në këtë shkollë .