‘Për’puthen Prime’ ka nisur vrullshëm. Një përballje mes Brunos dhe Hysenit, ish të dashurit të Alvisës, ka shkaktuar debat. Bruno iu kundërvu Hysenit përse ky i fundit thotë gjithë kohës që e ka lënë Alvisën.
Ndërkohë Alvisa iu kundërvu duke thënë se ata janë ndarë, ndërsa argumentit të Hysenit se e kishte mbajtur gjatë periudhës që kanë qenë në lidhje, Alvisa iu kundërpërgjigj se ka punuar për këtë ditë dhe ia faktojnë siguracionet.
Debati:
Hyseni: Ka mundësi të mos flasësh për mua, fol për vete
Bruno: Për ca ke hyrë?
Hyseni: Për atë që ke hyrë edhe ti!
Bruno: Të erdhi dashuria në program?
Hyseni: Kam ardhur për dashuri tjetër.
Bruno: Vjen këtu dhe bën skena.
Hyseni: Nuk ka qenë tradhti nga asnjëra anë. E kam lënë unë atë. Kë po mashtron për ca klikime ti? Je një mashtrues që po gënjen për ca klikime.
Bruno: Kush mashkull i uron përgëzime për hyrjen në emision. Ti flet për titanikun dhe vete i jep dhuratë vajzës së botës.
Hyseni: Ajo është dashuri e mbyllur, nuk është jeta me një lidhje.
Bruno: Ti nuk ke respekt për atë se po e përndjek. Jam i qetë.
Hyseni: Leri këto , por po t’u desh ndonjë leksion unë të jap unë. Atë e kam mbajtur unë.
Alvisa: Unë kam mbajtur veten, kam punuar 2 dhe 3 punë.
Hyseni: Tre muaj kur u njohëm ke qëenë në punë.
Alvisa: Kam mbajtur veten time se ma faktojnë siguracionet.
Hyseni: Po ta them unë që e lash.
Alvisa: Kë quan të lënë ti? Kam ikur unë nga shtëpia apo ti? Ne jemi ndarë, turop të të vijë se një asnjë moment nuk kam thënë që e lash apo më la. S’kam dashur të të komentoj, por ti ke ardhur që të ulësh figurën time. Turp të të vijë.
Hyseni: Mos bëj lojëra fjalësh këtu. Të njoh nga më parë dhe të njoh. Nuk më ka folur asnjëherë Alvisa për ty. Unë të kam thënë që edhe në karrige në krah të jesh unë do ta puth atë femër dhe do ta mbaj në krahë.