Gazetarja Zhaklin Lekatari dhe moderatori Rudi Hizmo ishin në një lidhje direkte për emisionin “Ftesë në pesë”. Ato kanë diskutuar rreth temës së seksit në Shqipëri dhe mes tyre janë nxehur gjakrat.
Moderatori shprehet se në momentin që Lekatari bën një shkrim me titull “Meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks”, kjo merret si provokim.
“Ka një lloj roli provokativ që sigurisht provokon dhe merr reagime, normalisht në momentin që kryen një funksion të tillë do kesh dhe reagime dhe ngacmime. Në momentin që një pjesë e mirë e temave që ke hapur është një përgjithësim i “meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks” është normale që të reagoj”. Në momentin që bën një shkrim: Meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks, është provokues”, është shprehur Rudi.
Ndërkohë Zhaklina u përgjigj: “Jo nuk dinë. Nuk është temë provokuese. Në një studio tjetër më është thënë që t’i flet shumë, domethënë bën shumë seks. Ky quhet seksizëm. Temat e tua janë ide sociale, kështu zhvillohet shoqëria. Ti po justifikon dhunën seksuale. Mua më pëlqen të flas me argumenta. Përmend fakte. Nuk janë provokime por problematika.”