Syreja kap në befasi zonjën Esma dhe Garipin së bashku dhe do të bëjë çmos që askush në shtëpi të mos e kuptojë lidhjen mes tyre. Buraku, ish-bashkëshorti i Esrës shfaqet papritur në shtëpinë e saj. Do të arrijë dot Fikreti ta shpëtojë prej tij? Ipeku ndihet xheloze për marrëdhënien e re që po lind mes znj.Esma dhe Syrejasë.
Emiri vendos të takojë Xhanin, por vetëm në prani të babait të tij. Begymi do t’i kërkojë ndihmë Syrejasë pikërisht për të bindur Farukun që të pranojë këtë lidhje të re. Esma dhe Rejhan do të përballen sërish me njëra-tjetrën. Çfarë do të gjejë Syreja në dhomën e Xhanit?
Osmani nuk di si t’i thotë Burxhusë se ajo është thjesht e dashura e tij, jo e fejuara. Duke menduar se Senemi ka mbetur shtatzënë, Akifi i propozon asaj për martesë. Farukut i kujtohet se e ka parë ish-bashkëshortin e Esrës bashkë me Ademin. Rejhani fton zonjën Esma në shtëpinë në pyll, por ç’fshihet pas kësaj ftese?