Ermal Meta, në muajin dhjetor të vitit të kaluar tregoi për problemin e tij më të madh që ka në emisionin “Historia ime”. 34-vjeçari tregoi se është dashuruar me një grua 41 vjeç nga Gjilani, por familja e tij nuk e pranonte vajzën sepse sipas tyre nuk është e bukur dhe është 7 vite më e madhe se ai.
Ermali tregoi se e kishte njohur në rrjetet sociale dhe nuk e kishte takuar ende sepse atë nuk e lejojnë familjarët të dalë për kafe dhe të takojë një djalë. Ai duhet t’ja kërkojë dorën në shtëpi dhe pasi të fejohen të takohen.
Pas disa muajsh, Ermali ëzhtë rikthyer kete te premte per nje tjeter rrefim në studion e “Historia ime” ku ka treguar si i kanë ecur gjërat dhe nëse është takuar me të dashurën e tij që e ka njohur virtualit.
Ermali shprehet se pjesëmarrjen e tij në emision nuk e ka pritur aspak mirë e ëma me te cilen shpesh herë debatojnë për këtë çështje.
Përsa i përket marrëdhënies me të dashurën e tij, ai shprehet se nuk e ka takuar ende sepse nuk ka arritur t’ja mbushë mendjen familjarëve dhe ata vazhdojnë të mos e pranojnë të dashurën e tij për shkak të moshës.
Ata vazhdojnë të flasin përmes rrjeteve sociale, djali thote se marrëdhënien e kanë të njëjtë dhe duhen shumë, pavarësisht pengesave që po hasin.
I riu thote se brenda shumë pak muajsh ka vendosur që të shkojë në Kosovë dhe të provojë bashkëjetesën me gruan që do.