Edhe pse ishte njoftuar se aktorja turke Beren Saat kishte rinovuar kontratën me Tims Production edhe për sezonin e dytë në rolin e Sulltaneshës Kosem në serialin me të njejtin emër, në mediat turke po përflitet se aktorja mund të ketë anulluar këtë kontratë, duke e braktisur sezonin e dytë të serialit.
Aktorja e cila mund të pasojë Beren Saat, mund të jetë pikërisht një ndër aktoret më të mira të Turqisë e cila spikati së fundi jo vetëm në Turqi por edhe në Shqipëri në rolin e saj si Gylesern tek Fate të Kryqëzuara, Nurgul Yesilcay.
Mendohet se Beren mund të ketë anulluar pjesmarrjen e saj në serial për shkak se kritikat për të shtoheshin dita ditës.
Copyright IMAlbania.com Ndalohet ribotimi pa autorizim!