Kompania ONE e cila është tashmë prej muajsh është në proces shkrirje me Albtelecom është duke shfaqur probleme të shumta në lidhje me telefoninë celulare.
Nga momenti kur procesi i unifikimit të shërbimit ka nisur fazën e tij të shumta kanë qenë problematikat e raportuara nga abonentët të cilët muajt e fundit kanë hasur në ndërpreje të përkohshme të shërbimit ose në mos kryerje të pagesave. E megjithëse raportimet u drejtohen shërbimit të klientit apo dyqaneve të autorizuara zgjidhja e vetme që u është dhënë ka qenë pritja apo drejtimi nga një dyqan në tjetrin që përveçse humbje kohe nuk ka rezultuar aspak kualitativ.
Përveç ankesave të shumta të klientëve në lidhje me faturimin e padrejtë që për këtë ONE vazhdon të justifikoj problemet teknike me sistemin.
Kompania celulare ditën e sotme, 29 Dhjetor, ka pasur një problem madhor, pikërisht në sistem duke çuar jashtë funksioni shërbimin e telefonisë për abonentët.
Sipas raportimeve që kanë ardhur nga lexues tanë, mësohet se mijëra numra janë mbyllur ose çaktivizuar pa të drejtë, ku abonentët kryesisht me kontratë nuk mund të bëjnë thirrje apo nuk kanë akses në internet.
Ndërkohë që pjesërisht thirrjet hyrëse janë në funksion duke marrë kështu një shërbim pjesërisht aktiv.
Ndërkaq mbetemi në pritje të ndonjë reagimi zyrtar të kompanisë i cili edhe në shërbim e klientit rezulton aspak produktiv dhe në mungesë të theksuar të profesionalitetit.
Ndërkaq do duhet ti besojmë premtimit që kompania ka dhënë përmes mesazheve ku ka njoftuar bashkimin e operatorëve dhe kushtet e pandryshuara.