Pak orë na ndajnë nga momenti kur do t’i hap dyert shtëpia më e madhe në Kosovë, Big Brother Vip Kosova.
Detaje ekskluzive për spektaklin më gjigant mediatik në Kosovë i ka dhënë drejtori i përgjithshëm i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi.
Ai gjatë një interviste në emisionin “Radioaktiv” në Klan Kosova FM ka zbuluar shumë të pathëna rreth këtij formati televiziv, të pari të kësaj natyre në Kosovë.
“Do të jetë shumë madhore, besoj se do t’i dalim karshi edhe pritjeve të audiencës. Natyrisht se nuk na lejohet që t’i zbulojmë se kush do të jetë brenda shtëpisë”, tha mes tjerash Kelmendi.
Edicioni i parë i reality show që nis sonte nga ora 21:00 do të transmetohet përmes ekraneve të Klan Kosova dhe Artmotion, ndërsa pritet të sjellë sensacion në botën mediatike në Kosovë.
Në videon e mëposhtme mund të ndiqni intervistën e plotë të drejtorit të përgjithshëm të Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi:
Edicioni i parë i cili vjen për herë të parë në Kosovë, sjell surpriza plot e emocione të forta me personalitete të ndryshme nga bota e VIP-ave.
BBVK do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërkaq opinionin e tyre do ta shprehin Olti Curri dhe Afërdita Paqarada.
Shtëpia e banorëve padyshim është më e bukura në vend dhe studioja nga e cila do dalin shumë emocione të forta është rregulluar deri në detajin e fundit.