Ishte një mbrëmje plot me drama ajo e mbrëmshmja në “Dancing With the Stars”, teksa ndarja e konkurentëve në grupe, “Llokumet” dhe “Zap”, bëri që rivaliteti i tyre të shtohej më shumë, por edhe balerinët të bëheshin pjesë më shumë se më parë e etheve të konkurimit. Përballja mes grupeve dhe e grupeve me jurinë dha edhe disa “vibes” Big Brother-i (sepse ku ka drama ka edhe Big Brother dhe kuptuam sa na ka marrë malli), megjithatë spektakli ishte i mbushur me koreografi interesante, muzikë latine, zhgënjim dhe disa rritje surprizuese nga personazhet në figurën e tyre si balerinë, ndërsa sigurisht pati edhe një të eleminuar.
Pas një “dance off”-i, që u mbajt për herë të parë në program, mes Elona Duros dhe Anxhelos e Salsano Rrapit dhe Lori Balajt, nga spektakli u larguan të parët, me gazetaren që e kishte parashikuar që më parë se do të ishte ajo e eleminuara (gjë që e bënë edhe kolegët e saj, cka nuk i pëlqeu fare Kledi Kadiut, por nejse kjo është dramë më vete).
Gjithsesi Elona nuk doli fare e humbur nga ky program sepse përvec eksperiencës fantastike, arriti që të humbiste edhe 9 kile, duke marrë në një farë mënyre “trofeun” e saj.
Ndërkohë episodi i ardhshëm i DWTS pritet të jetë akoma më interesant, teksa personazhet do të kërcejnë me këngë të filmave të njohur dhe ne mezi presim..Edhe dramat sigurisht!!!