Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se mbyllja e shkollave nuk ka ndikuar në frenimin e përhapjes së Covid 19.
Duke iu referuar studimeve shkencore, Alimehmeti thotë se nuk ka të dhëna që të provojnë se shkollat janë vatra të përhapjes së infeksionit, ndërsa rendit një sërë pasojash negative që sjell mbajtja e fëmijëve të izoluar.