Sky është i vetmi ofertues i madh në tenderin e hapur për të drejtat e transmetimit të Serie A, pasi dy transmetuesit e tjerë privat italian Mediaset dhe Telecom Italia Media (TIM) nuk kanë hedhur asnjë ofertë ashtu siç kishin njoftuar edhe më parë.
Kjo gjë e ka detyruar Serie A të anoncoi një tjetër njoftim, se së shpejti do të lancojnë një tjetër tender për të drejtat televizive gjatë sezonit 2018-2021 duke anulluar kështu tenderin aktual.
Transmetuesi Italian TIM, më herët është shprehur se tenderi aktual është në kundërshtim me ligjin e Autoritetit të Konkurencës dhe Tregtisë.
Mediaset gjithashtu shprehu mosdakortësinë e saj me tenderin, dhe tha se nuk do të ketë asnjë interes për blerjen e tij./IMA/