“Beauty” është një nga rubrikat më të pëlqyera e të ndjekura të emisionit “E Diell”, e cila ka në fokus të bukurën dhe risinë.
Konkurenca mes personazheve është më evidente, por edhe debatet gjithashtu.
Gjatë puntatës të ditës së sotme, Anxhi dhe Malvina debatuan për një mesazh irritues, zgjidhet puna më pak e mirë në ‘Make Up’ dhe historia e dhimbshme e Denisit.
Denisi ka rrëfyer historinë e tij të dhimbshme ku në moshën 14 vjeçare babai i tij pëson një aksident dhe përgjegjësia e familjes bie mbi supet e tij, i cili mori vendimin për të emigruar në Greqi i cili punoi vetëm një vit dhe u kthye për të realizuar shkollën e Parukerisë.
“ Pasionin që kisha për parukerinë e kam nisur që i vogël, ku shihnim futboll dhe ishte Ronald i Brazilit ku ishte komplet ndryshe në atë model dhe atë model ja realizova vëllait. Jeta në fshat është i vështirë sidomos në atë kohë që nuk kishte rrugë dhe ecnim 1 orë për të shkuar në shkollë dhe ktheheshim të rraskapitur dhe prapë mundoheshim që të bënim diçka.
Figura që kam pasur prezent ka qenë e mamasë se babai emigronte në Greqi dhe na ka munguar dashuria dhe prezenca e tij ku thoja se me shumë doja babain se e kisha larg. Kur kam lindur unë babai ka udhëtuar direkte pasi kam lindur unë dhe ka ardhur pasi kam mbushur 3 vjeç dhe e mbaj mend si sot kur erdhi babi nuk e njihja dhe më thonin ai është babi yt dhe shkova ju ula në prehër sikur ishte një person tjetër sepse gjithmonë larg, dhe në ato momente është bërë shumë i afërt për mua dhe një moment i vështirë ka qenë periudha kur u aksidentua me motorr dhe ka ndenjtur 12 ditë në gjendje kome, në atë periudhë.
Kur ishte i sëmurë nuk flisnim me të dhe në atë kohë flisnim me djemtë e axhës që i kanë ndenjtur në krah babit dhe na thonin se është në një punë larg që skishte valë telefoni, dhe e kemi marrë vesh kur babai zgjohet nga koma dhe është përgjigjur mami, por pastaj ma ka dhënë dhe mua në telefon dhe e mbaj mend që tha ‘babi mos u mërzit unë jam mirë dhe kam bërë një aksident të vogël, ndërkohë që nuk ka qenë një aksident i vogël, por ka qenë aksident i madh dhe e falenderoj Zotin që është mirë dhe që e ka ruajtur por është shumë e vështirë periudha se ai ka qenë 12 ditë në gjendje kome dhe bluaja në zemrën time se duhet të shkoja atje që ta shihja sepse nuk e dinim sesi është dhe zërin ja dëgjonim, doja që të shkoja afër por ishte e pamundur në atë periudhë. Sado të japi fuqi Zoti nuk mund të bësh shumë sepse je akoma 14 vjeç dhe nuk jep shumë rezultat dhe të ardhura, por goditja ishte e rëndë ekonomikisht për familjen tonë.
Edhe pse ligjërisht është e gabuar, por prisja drru në pyllë dhe shisja dhe ishte tepër e vështirë për të bërë diçka.
Kam parë një emision që ka qenë një parukier Francez dhe u frymëzova nga ai nga mënyra sesi fliste dhe thashë unë do shkoj të bëhem parukier, por mundësia e pagimit nuk ishte dhe mora vendim që të shkoj në Greqi dhe të krijoja të ardhura për të paguar shkollën. Paragjykimet kanë qenë të shumta ku ishin ‘Ky po shkon nga fshati do bëhet parukier’, ku e quajnë si profesion femrash ku thonë se ky mund të jetë edhe Gei, janë gjeste që të dëmtojnë pak moralisht, por e rëndësishme është sa e don këtë profesion dhe t’ia dalësh me të gjitha vështirësitë që ke.
Aty zbulova që e kisha që në lindje, kisha lindur me një veshkë e mësova në Mars të 2017, u tremba dhe unë vazhdoj jetë normale, por kufizimet janë në ushqim. Mirënjohës i jam familjes time dhe dajave të mi”, tha Denisi.