Aktorja e njohur, Arjola Demiri, ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. E ftuar në studion e “Fan Club”, ish-banorja ka folur për rrugëtimin e saj në këtë reality show dhe për marrëdhënien me Egzonën.
Në një prej emisioneve të Fan Club, mikesha e Arjolës, Adriana Matoshi dhe Egzona kanë debatuar sepse kjo e fundit tha se nuk ishte pritur mirë nga Arjola kur hyri në shtëpinë me të famshme në Shqipëri.
Madje pati aludime se Arjola nuk e mbështeti sepse Egzona do t’i merrte votat e Kosovës, gjë që Arjola e hodhi poshtë duke thënë se as nuk e ka menduar këtë gjë. Ndër të tjera përmendi se ka pasur banorë të tjerë nga Kosova në BBV dhe të gjithë i ka pritur mirë e i ka mbështetur.
“E kam dashur Kosovën pa shkuar në Kosovë. Egzona ka ardhur dhe i kam thënë jam e lumtur që ke ardhur. Janë detaje të vogla që tregojnë sa me dashamirësi e kam pritur këtë vajzë. Egzona kishte të preferuarit e saj në kokë dhe ia kam hapur të gjitha rrugët. Egzona tha që po nuk ma hape rrugën jeshile, nuk të afrohem.
Unë i thashë, për shkak se vjen nga Kosova, e kam për detyrë njerëzisht t’ju tregoj se nuk i harroj. Egzona tha, nuk i afroj njerëzit që nuk më hapin rrugë dhe rrugë i kisha hapur shumë”, tha Arjola.