Madd Entertainment ka njoftuar lajme të reja për serialin “Doktori i Mrekullive”.
Ndërsa së shpejti do jetë në transmetim në Televizionin Klan, prodhimi do të transmetohet dhe në 9 vende të tjera duke kaluar në 66 shtete gjithësej që e transmetojnë.
Ai tashmë është shitur në Spanjë, Uruguai, Porto Riko, Kosta Rika, Estoni, Pakistan, Indi, Izrael dhe Afrika e Jugut.
Sidoqoftë, televizionet me të cilët është bërë marrëveshja nuk janë specifikuar për momentin.
“Doktori i Mrekullive” është një spin off i The Good Doctor një prodhim korean.