Nuk kam tatu, nuk kam tatu’ përmes një postimi në story Luana Vjollca një nga vajzat më të njohura të showbizit dhe prezantuese e emisioneve ka dashur të ‘mbyllë gojën’ thashethemeve që kanë shpërthyer pas një videoje që ka ditë që qarkullon nëpër telefona, edhe të gazetarëve.
Në videon disa sekondëshe duket një vajzë brune e cila ekspozon gjoksin. Videoja e cila flitet se ka dalë gjatë zbërthimit të një telefoni të një personi në kërkim, por nuk dihet ekzaktësisht se kujt, dhe si, është përhapur me shpejtësi.
Në krah të djathtë në momentin që largon flokët, vajzës i duket një tatuazh i vogël. Ndonëse jo publikisht nën zë përflitet se vajza në video ngjan me Luana Vjollcën.
Kjo ka detyruar Luanën të reagojë në rrjetet sociale duke publikuar një foto ku vërteton se ndryshe nga vajza në videon që qarkullon nuk ka tatuazh, dhe duke shtuar
“Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka që ka sot, ka zgjedhur rrugën e punës”.- shkruan Luana